Prokuroria del me detaje për bastisjet e sotme: Arrestohen dy persona, konfiskohen armë të gjata dhe municion

Aktuale

Prokuroria del me detaje për bastisjet e sotme: Arrestohen dy persona, konfiskohen armë të gjata dhe municion

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 10:16 Përditësuar në ora: 11:33 më 24.07.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria për bastisjet e sotme: Arrestohen dy persona, konfiskohen armë të gjata dhe municion

Dy persona janë ndaluar gjatë aksionit të sotëm për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tek të njëjtit janë gjetur armë të gjata dhe municion.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot, në tri lokacione, në Komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar:1 AK-47 me 10 fishekë, karikatorë, 1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike, 1 Pistoletë-Zoraki (me gaz) dhe 1 Pushkë e gjatë automatike”, zbulon njoftimi.

Personat me inicialet B.B. dhe Rr.B., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ata dyshohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dyshimet për mashtrim - Prokuroria dhe Policia e Kosovës me aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë janë duke e zhvilluar një aksion nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit.

Momentalisht janë duke u bastisur disa lokacione.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftim.

Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.

Një ditë më parë, një aksion u zhvillua në Pejë nën dyshimet për mashtrim me patentë-shoferë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat