Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mashtroi publikun duke u përpjekur të barazojë aneksimin e dhunshëm nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, derisa akuzoi Perëndimin dhe OKB-në për “standarde të dyfishta”.
Lavrov në një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare tha se të gjitha “telashet, problemet, krizat nuk kanë të bëjnë me faktin se OKB-ja ‘nuk po e përballon’, siç thonë disa, por për faktin se “Karta e OKB-së nuk zbatohet ose, nëse zbatohet, bëhet në mënyrë të njëanshme”, raporton RT Balkan.
“Perëndimi po shkel Kartën e OKB-së si në raport me Kosovën ashtu edhe në lidhje me Krimenë”, citohet të ketë thënë Lavdrov.
“Perëndimi zgjedh si nga një menu. Në një rast, parimin e mbrojtjes së sovranitetit, siç bëri duke refuzuar të njohë një referendum absolutisht transparent në Krime, dhe në rastin tjetër, ai udhëhiqet nga parimi i një kombi të vetëvendosjes, siç ishte rasti me Kosovën. Perëndimi tha se kjo është e drejtë e popullit, e shkruar në Kartën e OKB-së”.