MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për uljen e tarifave për pajisje me pasaporta, letërnjoftime, certifikata dhe shërbime të tjera në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës.
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në konferencë për medie të mërkurën tha se nga ky vendim do të përfitojnë mërgimtarët.
Gërvalla: Ka ulje të dukshme të tarifave për pajisje me pasaporta
“Pasi kemi analizuar me kujdes tarifat e deritanishme për shërbimet konsullore dhe kemi kosntatuar se shumica prej tyre jo vetëm që janë të larta sesa shërbimet e njëjta brenda Kosovës. Jam e lumtur dhe krenare që sot mund të paraqes para jush një strukturë të re të tarifave konsullore. Kjo përbënë jo vetëm ulje të dukshme të këtyre tarifave por edhe mënjanon disa anomali të panevojshme, si psh pagesa të larta për dokumente që në fakt ndodhen brenda sistemit që shërbehen konsullatat tona”, tha ajo.
Krahas kësaj, ajo tha se do të lehtësohen edhe procedurat burokratike për rifitimin e shtetësisë.
Gërvalla: Konsullatat tona ju presin krah hapur të gjithëve për të aplikuar sa më shpejtë dhe pa burokraci për rifitimin e shtetësisë
“Konsullatat tona ju presin krah hapur të gjithëve për të aplikuar sa më shpejtë dhe pa burokraci për rifitimin e shtetësisë. Rifitimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik, pasi ai lidhet me të drejta që janë të rezervuara për të qytetarët e Kosovës”, shtoi Gërvalla.
Pas këtij vendimi pajisja me letërnjoftim biometrik nga 50 euro bëhet 30 euro, pajisja me pasaportë nga 150 euro në 100 euro, kurse rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të ketë kosto zero.
Njohja e pasaportave ilegale nga BE, Gërvalla: Mos të përsëriten hapa të tillë të gabueshëm
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se është hap i gabuar i Bashkimit Evropian njohja e pasaportave ilegale të serbëve të Kosovës për liberalizim të vizave.
Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se këto veprime i merr vet BE-ja dhe jo Kosova.
“Ne nuk kemi hezituar në vazhdimësi të paralajmërojmë dhe të informojmë akterët e rëndësishëm në Bashkimin Evropian siç e shihni ata kanë marrë një vendim i cili, sipas gjykimit tonë, jo vetëm që qon në rrugë të gabuar, por të bën të kuptosh që disa akterë në BE nuk janë edhe aq të interesuar për një integrim edhe më të mirë të minoriteteve, të pakicave jo shqiptare në Kosovë, në këtë rast të pakicave serbe, por punojnë më shumë në drejtim të një ndarjeje të tyre”.
“Mendojmë se kjo është rruga e gabuar, ne mendojmë se integrimi sa më i shpejtë i të gjithë qytetarëve të Kosovës me dokumente legale të Kosovës në të gjitha sferat qon në një atmosferë më të mirë për të gjithë ata dhe për të gjithë ne. Nuk heshtim që hapa të tillë të gabueshëm, të mos përsëriten, mirpo duhet të jeni të ndërgjegjshëm që vendimet për BE-në i mer BE-ja dhe jo Kosova”, ka thënë Gërvalla.
Gjurmët në rastin e Faton Hajrizit, Gërvalla: S’kemi garancë se bëhet fjalë për një të vrarë apo pretendim tjetër
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se deri tani nuk më ndonjë informacion shtesë rreth rastit të ish të burgosurit të Kosovës, Faton Hajrizi, për të cilin institucionet serbe kanë thënë se e kanë vrarë.
Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se deri tani i kanë vetëm shenjat e gishtërinjve, por nuk e dinë se a janë të një trupi të vdekur apo të një njeriu të gjallë.
“Bashkëpunimi jo që është i vështirë, pothuajse është inekzistent në të gjitha këto fusha, kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë kushdo që të jetë ai t’i kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë në të cilën kemi mundur të pajisemi gjatë kësaj kohe, kemi pasë një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jetë Faton Hajrizi mirëpo nuk kemi asnjë garancë se bëhet fjalë as për personin e vrarë apo për asnjë prej pretendimeve tjera”.
“Deri tani gjithçka çfarë ka ndodhur në Serbi është në mjegull. Nuk mund t’u themi qytetarëve se kemi informacione të sakta, sepse dëshirojmë edhe qytetarët të jenë të informuar dhe mediat sa jemi ne”.
“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, edhe misioneve diplomatike, edhe misionit të BE-së në Beograd, në zbardhjen e kësaj çështje, nuk mund t’u japë më shumë informacione rreth kësaj çështje me aq sa kemi dhënë deri tani”, ka thënë Gërvalla.