Çerdhja e pestë në Komunën e Lipjanit tashmë ka përfunduar.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku premton se do t’i ndërtojnë 80 sosh në “Rrugën e Re”.
Derisa e jep këtë premtim, Abdixhiku godet edhe Qeverinë Kurti.
“Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi! Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë!
Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi”, thotë kryetari i LDK-së.