Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

Aktuale

Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi- kryesues, Rrezarta Pllana- anëtare, Sajmie Thaçi- anëtare dhe Lindita Toçi- anëtare.

Kurti tha se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29.

Ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë. Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat