Nagavci: Udhëzimi administrativ “Edukimi i Mbrojtjes së Fëmijës”, synon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore

Aktuale

Nagavci: Udhëzimi administrativ “Edukimi i Mbrojtjes së Fëmijës”, synon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 12:15
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se udhëzimi administrativ “Edukimi i Mbrojtjes së Fëmijës”, ka për qëllim bashkëpunimin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Nagavci ka thënë se ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendimet që i marrin institucionet edukativo-arsimore udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut.

“Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore në ‘Edukimin e mbrojtjes së Fëmijës’ ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimore udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut.

Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktiviteteve edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat