Avokati Koci zbulon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi

Aktuale

Avokati Koci zbulon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 10:29
Faton Hajrizi

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se e ka identifikuar vendin se ku po e mbajnë autoritetet e Serbisë trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Ai ka treguar se është në Serbi dhe nuk është i shoqëruar nga askush.

E kam gjetur vendin se ku po mbahet trupi. Nuk jam i shoqëruar me askënd”, ka thënë shkurt Koci.

Ndryshe, ditë më parë i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat