U arrestua dje - Ujkan Metaj dërgohet sërish në Burgun e Dubravës

Aktuale

U arrestua dje - Ujkan Metaj dërgohet sërish në Burgun e Dubravës

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 10:35
Ujkan Metaj

Është arrestuar dje i arratisur para 2 javësh nga Burgu i Dubravës, Ujkan Metaj, ai u ka në fshatin e tij  Shushicë e Ulët në Istog raporton Sinjali.

Me vendim të prokurorit, sot i dyshuari pas intervistimit është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit.

“Dubravë, Istog 12.07.2024-20:00. Me 24.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i arratisur ditë më parë nga Burgu i Dubravës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë, dje Policia e Kosovës e ka publikuar fotografinë e Matajt dhe ka kërkuar nga qytetarët që të raportojnë nëse e shohin atë. Ai u arrestua pas 2 ore që Policia e shpalli në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat