Gent Gjini, avokat i autorizuar nga familja Hajrizi, ka paralajmëruar padi ndaj disa personaliteteve për denigrimin e figurës së Faton Hajrizit, i cili është vrarë në Serbi të premten e javës së kaluar.
Gjini tha sot se në emër të familjes pritet të ngre padi ndaj avokatit Gazmend Halilaj për deklarimet e tij lidhur me figurën e Faton Hajrizit.
“Do të bëjmë padi ndaj disa disa personaliteteve të mediave që kanë bërë baltosje ndaj personalitetit të Faton Hajrizit”, tha ai në emisionin Kosova Todaytë enjten, derisa i pyetur nëse do ta padisë edhe avokatin Halilaj, ai e pohoi.
I pyetur për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij Besnik Bislimi të cilët e quajtën “kriminel” Faton Hajrizin, avokati Gjini tha se gjuha e përdorur nga numrat një dhe dy të qeverisë është “denigruese”.
“Si e njeh ai Faton Hajrizin kur ai nuk tregon sesi e njeh.. do të ngritim padi edhe për të edhe për disa media. Kjo gjuhë është fyese, denigruese”, tha Gjini.
Ai nuk u shpreh me saktësi nëse do t’i padisë shefat e qeverisë.