Deputeti Dimal Basha hidhet në sulm kundër gjykatave e Prokurorisë

Aktuale

Deputeti Dimal Basha hidhet në sulm kundër gjykatave e Prokurorisë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 16:59
Dimal Basha

Përgjatë më shumë se tri vite qeverisje, kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka sulmuar gjykatat dhe Prokurorinë. Gjykata Kushtetuese ka qenë më e atakuara, ndërkohë kryeministri Albin Kurti hiç më larg se para një dite ka sulmuar Prokurorinë, pse e ka ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për të dëshmuar.

Këtë fushatë kundër gjykatave dhe Prokurorisë e ka vazhduar sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ditëve të fundit ka qenë i angazhuar në fushatë kundër mediave.

Basha sot duke përdorur një matje të pulsit publik të UNDP, ku kënaqshmëria me kryeministrin Albin Kurti del 58.3%, ndërsa me punën e Prokurorisë dhe të gjykatave 26.5 e 27.1%.

Postimi:

Kënaqshmëria me 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧 𝟓𝟖.𝟑%

Kënaqshmëria me𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝟐𝟔.𝟓%

Kënaqshmëria me 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝟐𝟕.𝟏%

Kjo gjetje do duhej të ishte alarm dhe moment që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor me këqyr veten n’pasqyrë!

Gjetjet e marra nga Public Pulse (UNDP).

Basha ka shkruar se këto gjetje do të duhej të ishin alarm për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat