Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Aktuale

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:05
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.

Nga Serbia, avokati Koci në një përgjigje ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajirizt.

Avokati Koci ka sqaruar se në stacionin policor të Lloznicës ndodhet për orë të tëra.

“Tash jam në polici qe disa orë, në Lloznica aty ku e kanë vra”, ka thënë Koci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat