Familja e Marigona Osmanit kërkon dënim të përjetshëm për Krivaqën

Aktuale

Familja e Marigona Osmanit kërkon dënim të përjetshëm për Krivaqën

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:19
Dardani Krivaqa

Nën shoqërimin e numrit të shtuar të Policisë dhe Shërbimit Korrektues u sollën i akuzuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu.

Ky rast është duke shkuar drejtë fundit për herë të dytë ku edhe palët dhamë fjalët e tyre përfundimtare.

I pandehuri Dardani Krivaqa shprehu keqardhje për rastin tragjik që ka ndodhur, dhe teksa po fliste ai, babai i Marigona Osmanit u largua nga salla.

Lidhur me pretendimet e mbrojtjes se edhe e ndjera kishte qenë përdoruese e narkotikëve, babai i Marigona Osmani ka thënë se

Pretendimet për narkotikë dhe lëndimet në trupin e Marigonës, qëKrivaqa kishte deklaruar në seancën e kaluar se kishin ardhur si pasojë e rrëzimit nga shkallët, i ka hedhur poshtë prokurori Valdet Avdiu.

Shqiptim të dënimit sikurse herën e parë ka kërkuar të shpallet përsëri edhe avokati i familjes Osmani.

Avokati i Krivaqës, SkenderMusa kërkoi që klienti i tij të dënohet për vepër që ka bërë, duke propozuar që atij t’i rikualifikohet vepra penale.

Edhe avokatja e Arbër Sejdiut kërkoi që ndaj klientit të tij të shikohen rrethanat lehtësuese.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast do të bëhet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat