Bislimi takon zëvendës shefin e FMN-së në Kosovë, flasin për aktualitetin në rrafshin ekonomik

Aktuale

Bislimi takon zëvendës shefin e FMN-së në Kosovë, flasin për aktualitetin në rrafshin ekonomik

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:31
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar me zëvendës shefin e misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli.

Bislimi, gjatë takimit, e njohur Amaglobelin me aktualitetin në vend në rrafshin ekonomik dhe indikatorët makroekonomikë.

“Më tej u diskutua dhe mbi vizitën e ardhshme në Kosovë të stafit të FMN-së, përgjatë së cilës në mënyrë të zgjeruar do të njihen edhe më tej me situatën ekonomike në vend, përmes takimeve të ndryshme bilaterale me institucionet vendore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, bëhet e ditur se Bislimi shprehu mirënjohje për ndërveprimin e vazhdueshëm dhe të frytshëm me FMN-në, teksa theksoi vlerësimin për pikëpamjet e ndara gjatë këtij takimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat