“Kosova ka eksperiencë me SHIK-un, deklarata e Burim Ramadanit ngjan me…”

Aktuale

“Kosova ka eksperiencë me SHIK-un, deklarata e Burim Ramadanit ngjan me…”

Nga: H.O. Më: 25 korrik 2024 Në ora: 20:14
Burim Ramadani

Prof.dr. Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook ka kërkuar sqarime për dy ҫështje në Kosovë.

Ai shkruan në Facebook se si mund të tolerohet copëtimi i Kosovës në emër të lirisë së mendimit.

Poashtu për Burim Ramadanin, ish kryeinspektor i Shërbimit Informativ, thotë se, deklarata e tij për ministrin Xhelal Sveçla ngjan me një konspiracion të SHIK-ut.

Postimi i plotë:

Dy pyetje janë për t'u bërë dhe për t'u sqaruar:

1. A mund të tolerohet diskutimi për copëetimin e Kosovës në emër të lirisë së mendimit? Cili vend në botë toleron lirinë e shprehjes deri te liria për të thënë se shteti duhet të shpërbëhet?

2. Ky Burim Ramadani ka qenë kryeinspektor i Shërbimit Informativ. Në cilësinë e spiunit e lëshon gojën pa doganë. A mos ndoshta ka krijuar një sistem alternativ të spinazhit? Kosova ka eksperiencë me SHIK-un! Ajo që tha për ministrin Sveçla ngjan me një lloj konspiracioni shik-ant!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat