Ukaj: Me liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës, BE-ja është duke shkelur marrëveshjet e veta

Aktuale

Ukaj: Me liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës, BE-ja është duke shkelur marrëveshjet e veta

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 20:21
Fidan Ukaj

Fidan Ukaj, analist u shpreh se BE-ja ka shkelur edhe marrëveshjet ndërkombëtare mes Serbisë dhe Kosovës.

Ukaj: Në emër të mundësisë së lëvizjes së serbëve të Kosovës të miratuar nga shtetet e BE-së, u mor një vendim i tillë, edhe pse serbët në Kosovë janë qytetarë të Kosovës.

Një vendim i tillë për lëvizjen e këtyre pasaportave ilegale ka krijuar një argument në dorën e Serbisë për ta përdorur, pasi në pasaporta shkruhen vendbanimet ku jetojnë në Serbi.

Ata kanë shkelur edhe marrëveshjet ndërkombëtare mes Serbisë dhe Kosovës, që janë lehtësuar nga vetë BE-ja, që po shkel marrëveshjet e veta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat