Shkoi në Serbi për të marrë trupin e Faton Hajrizit, Koci takon zyrtarin ndërlidhës të Kosovës në Beograd

Aktuale

Shkoi në Serbi për të marrë trupin e Faton Hajrizit, Koci takon zyrtarin ndërlidhës të Kosovës në Beograd

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 22:32
Avokati Arianit Koci dhe Jetish Jashari

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.

Koci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

Ndryshe, nga Serbia, avokati Koci ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajrizit.

Avokati Koci ka sqaruar se në stacionin policor të Lloznicës ndodhet për orë të tëra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat