Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje nga ushtruesja detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së.
Këtë e ka kumtuar në “Pressing” të T7, autori i emisionit Leonard Kerquki.
“Është i vërtetë lajmi që Zana Spahiu, U.d e drejtoresësh së përgjithshme të RTK-së tashmë ka ofruar dorëheqje”, ka lexuar Kerquki këtë lajm gjatë emisionit.
Si arsyje e dorëbeqjes është pasi Saphiu kishte propozuar suspendimin e Rilind Gërvallës dhe krijimin e një komsiioni ad hoc pas zhvillimeve të fundit.
“Merret vesh se dorëhqeje të pakthyeshme ka paraqitur edhe ud e drejtoreshës së përgjithshme të RTK Zana Saphiu. Burime tona brenda mbledhjes së bordit tregojnë se Saphiu kishte propozuar suspendimin e Gërvallës dhe krijimin e një komsiioni ad hoc . për ktë propozim në bord nuk kishte pasur kuorum dhe krejt në fund është miratuar pjesshëm propozimi i Spahiut, pra vetëm themelimi i Komisionit”, ka vazhduar Kerquki duke e lexuar informatën nga burimet.
Kjo dorëheqje vjen pas zhvillimeve të fundit, me kronikën e së hënës ku RTK-ja duke cituar një medium boshnjak sulmoi dy media kosovare si “të lidhura me Serbinë”.