Sot shënohet dita memoriale e policëve të rënë në detyrë.
Në shënim të Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili gjatë ditës bën vizita në familjet e Enver Zymerit dhe të Afrim Bunjakut.
Gjithashtu, Konjufca dhe zyrtarë të tjerë bëjnë homazhe para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Enver Zymerit në Zubç të Zubin Potokut.