Gërvalla bën nderime pranë Lapidarit të Policëve të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues

Aktuale

Gërvalla bën nderime pranë Lapidarit të Policëve të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 11:14
Liderët politikë pranë Lapidarit të Policëve

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka kujtuar heroin Enver Zymberin në 13-vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.

Ajo ka bërë nderime pranë Lapidarit të Policëve të rënë në mbrojte të rendit kushtetues, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, zëvendësministrin, Besnik Bislimi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Gërvalla tha se Republika e Kosovës është sot më e sigurte dhe sovrane.

Sipas ministres, kjo është falë vendosmërisë së Policisë së Kosovës dhe përkushtimit të Qeverisë.

“Heroizmi dhe sakrifica e Enver Zymerit dhe e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës, janë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat