Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku zëvendësguvernatorët Milot Cakaj dhe Dardan Fusha, kanë mirëpritur Shefin e ri të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli, i shoqëruar nga Sebastian Sosa dhe Selim Thaçi.
Sipas komunikatës, gjatë këtij takimi, ai e ka informuar Amaglobelin për zhvillimet në sektorin financiar dhe ecuritë ekonomike, zbatimin e Planit Strategjik, funksionalizimin e strukturës së re organizative dhe reformat e tjera në BQK me qëllim të ngritjes së kapaciteteve.
Derisa, Ismaili e ka uruar Amaglobelin për pozitën e re dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.
Ndërkohë, gjatë këtij takimi shefi i Misionit të FMN-së u informua për angazhimin e BQK-së për reformat legjislative, digjitalizimin, angazhimet për anëtarësim në SEPA, avancimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe agjendën e gjelbër.