Xhaxhai i Enver Zymerit: Periudha pas rënies së tij ka qenë e rëndë

Aktuale

Xhaxhai i Enver Zymerit: Periudha pas rënies së tij ka qenë e rëndë

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 11:31
Muhamet Zymeri

Në 13-vjetorin e rënies së policit, Enver Zymberi, familja ka hapur dyert për të pritur për ngushëllime. Për Eo, ka folur Muhamet Zymeri, axha i Enverit.

Familja e Enver Zymerit ka hapur dyert për të pranuar ngushëllime, në 13-vjetorin e rënësit në detyrë të policit.

Xhaxhai i Enverit, Muhamet Zymeri, tha se periudha pas rënies së nipit të tij kanë qenë të vështira, për të cilën tha se është dashur të përballohet.

“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda por megjithatë është dashur me i përballu se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen por për fshatin, komunën e për krejt shtetin”, tha ai.

“Ka progres nuk mund të themi që nuk ka por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, shtoi Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat