Dyshimet për afera korruptive, Kastrati e zë ngushtë në Komision përfaqësuesin e “Albasit” për lidhjet me ministren Nagavci

Aktuale

Dyshimet për afera korruptive, Kastrati e zë ngushtë në Komision përfaqësuesin e “Albasit” për lidhjet me ministren Nagavci

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 14:24
Pamje nga komisioni

Në mbledhjen e së premtes të mbajtur të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, nënkryetari i komisionit, Ardian Kastrati, ngriti pyetje të lidhur me marrëdhëniet e Shtëpisë Botuese “Albas” me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Gjatë dëshmisë së përfaqësuesit të Shtëpisë Botuese “Albas”, Kastrati kërkoi sqarime nëse ai e njihte autoren e librit “Aventurat tona të verës”.

Përfaqësuesi konfirmoi se autorja është Arbërie Nagavci, aktualisht ministre e Arsimit.

Kastrati gjithashtu pyeti nëse Nagavci është paguar nga “Albas” për autorësinë e saj në të kaluarën, dhe mori përgjigjen “Ajo ka qenë autore, po e kemi paguar”.

Gjatë seancës, Kastrati lexoi disa artikuj nga mediumet që thuhej se ministrja Nagavci favorizonte “Albas”-in, shtëpinë botuese me të cilën kishte bashkëpunuar ajo dhe motra e saj.

“Mediat i kanë ngrit dyshimet para meje, për lidhjen e juaj me Nagavcin për dyshime për afera korruptive”, ka thënë Kastrati, duke vazhduar me pyetjen “Çfarë favore iu ka kërkuar Nagavci dhe çfarë ia keni kërkuar ju asaj?”.

Përfaqësuesi i “Albas” refuzoi të përgjigjet në këtë pyetje, duke thënë se kinse është jashtë çështjes për të cilën ishte ftuar.

“Sa i keni shumëfishuar tenderët pasi ka ardhur Nagavci në ministri?”, e pyet Kastrati Hetemin – por ai nuk  përgjigjet saktësisht duke theksuar se i kanë dorëzuar dokumentet, jo vetëm me ardhjen e ministres, por edhe para saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat