Haxhiu: Në Podujevë u gjetën mbetje mortore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Aktuale

Haxhiu: Në Podujevë u gjetën mbetje mortore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Nga: M.L. Më: 26 korrik 2024 Në ora: 16:10
Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se janë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Në një postim në Facebook ministrja ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e Tjegullores në Podujevë, ndërsa gërmimet po vazhdojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Postimi i plotë:

Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat