Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Këtë e ka bërë vetë Kurti teksa ka shpërndarë edhe një video në Facebook.
Postimi:
“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Kurti.