Vokrri për djegien e veturave në Zveçan: Gjeste të tilla nuk na zmbrapsin

Aktuale

Vokrri për djegien e veturave në Zveçan: Gjeste të tilla nuk na zmbrapsin

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 23:01
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Arbër Vokrri, në lidhje me djegien e dy veturave zyrtare në Komunën e Zveçanit ka thënë se gjestet e tilla nuk i zmbrapsin qytetarët e Kosovës.

Në emisionin “FIVE”, Vokrri ka thënë se djegia e dy veturave në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të maskuar në Zveçan është shfrytëzim nga strukturat paralele serbe me situatën e re të krijuar në veri që të distancohen nga qytetarët serbë të Kosovës, të cilën dëshirojnë normalitet e integrim.

Sipas tij, ky akt nuk lidhet drejtpërdrejt me përvjetorin e rënies së heroit, Enver Zymerit.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk mendoj që lidhet drejtpërdrejt me përvjetorin e Enver Zymerit, shfrytëzim nga strukturat paralele serbe me situatën e re të krijuar në veri që të distancohen. Gjestet e tilla vandale nuk e zmbrapsin qytetarin e Kosovës që vazhdon të kërkojë normalitetin”, ka deklaruar Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat