Selmanaj sulmon Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe

Aktuale

Selmanaj sulmon Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 12:39
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se shpall tradhtar këdo që mendon ndryshe.

Sipas tij, Vetëvendosje më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës.

Andaj, sipas tij edhe s’ka kredibilitet moral t’i akuzojë të gjithë ata që punuan për ndërtimin e institucioneve.

“LVV më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj nuk kanë kredibilitet moral të akuzoj të gjithë ata që punuan dhe na ndihmuan që të ndërtojmë institucionet e Republikës në të cilat sot këta janë ulur”, shkroi ndër tjerash ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat