Qerkini: Puna e Qeverisë “Kurti” për çështjen e të pagjeturve është zero, veç po i arsyetojnë pagat që i marrin

Aktuale

Qerkini: Puna e Qeverisë “Kurti” për çështjen e të pagjeturve është zero, veç po i arsyetojnë pagat që i marrin

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 12:58
Bajram Qerkini

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë disa vlerësime të lokacioneve që dyshohet për mbetje të të pagjeturve në Serbi e Kosovë.

Qerkini ka shprehur pakënaqësi pasi nuk do të ketë gërmime, por vetëm vlerësim të gjetjeve.

“Informatat që i kemi ata do të fillojnë me gërmime këto ditë në tri lokacione në Serbi dhe tri në Kosovë. Nuk e di a janë dakorduar a janë marr vesh me Komisionin e Serbisë dhe Kosovës se do të fillohet të punohet me përmirësimin e kohës në tri lokacione të Kosovës dhe tri të Serbisë. Nuk jam i kënaqur se nuk janë gërmime por vlerësime”, u shpreh Qerkini.

Qerkini ka kritikuar punën e Qeverisë karshi të pagjeturve.

Ai thotë se pushteti ka punuar vetëm për ti arsyetuar pagat që i marrin.

“Zero jemi të kënaqur me Qeverinë krejt çka ka bërë veç me i siguruar karrikat dhe me e arsyetuar pagat që i marrin. Disa vlerësime kanë qenë por nuk ka pasur gjetje të trupave”, theksoi Qerkini.

Gërmimet e fundit para Podujevës, ishin bërë në Therandë dhe Prizren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat