Ia dëmtuan kufomën Faton Hajrizit, Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj policisë serbe – ka këtë mesazh

Aktuale

Ia dëmtuan kufomën Faton Hajrizit, Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj policisë serbe – ka këtë mesazh

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2024 Në ora: 18:08
Faton Hajrizi

Avokati Arianit Koci tha se nënës së Faton Hajrizit nuk do t’i lejohet shikimi i kufomës së tij gjatë kohës sa do të mbahet në Serbi.

Krahas kësaj, Koci tha se policia serbe nuk i leoi ta shohin trupin e Fatonit, pasi kufoma nuk është në gjendje të mirë.

E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se dëmtimi i kufomës vlerësohet si akt barbarie

“Qeveritarët serbë e kanë ende si pasion dëmtimin e kufomave. Si duket nuk janë ngopur as në luftë me atë pasion pervers. Me gjasë, e kanë gjetur rastin tash të shfryjnë tërbimin edhe me kufomën e Faton Hajrizi”, shkroi Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dëmtimi i kufomës vlerësohet si akt barbarie, që nga Iliada e Homerit. Mbajtja peng e kufomës dhe tërheqja zvarrë e Hektorit të vdekur rreth mureve të Trojës e ka shenjuar atë akt barbarie. Qeveritarët serbë e kanë ende si pasion dëmtimin e kufomave. Si duket nuk janë ngopur as në luftë me atë pasion pervers. Me gjasë, e kanë gjetur rastin tash të shfryjnë tërbimin edhe me kufomën e Faton Hajrizit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat