Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në Francë, ku së fund, mori pjesë edhe në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave të tridhjetë e treta Olimpike në Paris.
Osmani në Pallatin Elysee u takua edhe me liderë e delegacione nga mbarë bota.
Gjatë kësaj ceremonie morën pjesë liderë nga e gjithë bota, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu në rrjetin social “X”, postoi një fotografi të ceremonisë solemne të hapjes së Lojërave Olimpike, transmeton "Bota sot".
Ajo çka bie në sy është se presidentja Osmani paraqitet afër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kurse presidenti serb, Vuçiq, krejt në fund.
Musliu tha se me këtë Franca i tregoi vendin e saj shteti gjenocidal.
Postimi:
The President of Kosovo Ms Vjosa Osmani next to the President Macron (yellow line) and Serbia, see for yourself...
— Agim Musliu (@agim_musliu) July 27, 2024
France showed its place to the Genocidal pic.twitter.com/oQxBDNQf97