Bajqinovci kritikon deputetët e opozitës se nuk po marrin pjesë në Komisionin Hetimor për tekstet shkollore

Aktuale

Bajqinovci kritikon deputetët e opozitës se nuk po marrin pjesë në Komisionin Hetimor për tekstet shkollore

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 14:08
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në “Facebook” se edhe pse Komisioni Hetimor Parlamentar për tekste mësimore u formua nga opozita ata nuk po marrin pjesë.

Ai akuzon opozitën për mos përmbushjen e detyrës së tyre.

“Komisioni Hetimor Parlamentar për Tekstet Mësimore është formuar me kërkesë të opozitës, por fatkeqësisht ata që e kërkuan këtë komision nuk po marrin pjesë në mbledhjet e tij.

Procesverbalet e mbledhjeve tregojnë qartë se cilët janë ata deputetë që nuk po e përmbushin detyrën e tyre për të ndjekur punën e këtij komisioni.” – ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat