Ministrja Haxhiu me kritika: Kushtetuesja ka vonuar publikimin e aktgjykimit për Byronë për Verifikim e Konfiskim

Aktuale

Ministrja Haxhiu me kritika: Kushtetuesja ka vonuar publikimin e aktgjykimit për Byronë për Verifikim e Konfiskim

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 14:15
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar për vonesa Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Kushtetuesja e ka vonuar më shumë se një muaj Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë”.

“Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme. Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”, ka thënë Haxhiu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat