Deliu: Burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënimi i vetëm për ata që vrasin vajzat e gratë në Kosovë

Aktuale

Deliu: Burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënimi i vetëm për ata që vrasin vajzat e gratë në Kosovë

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 15:08
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Ferizaj edhe në rigjykim ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Deliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënim i vetëm për ata njerëz që vrasin vajzat dhe gratë në Kosovë.

Tutje Deliu, theksoi se ky duhet të jetë një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duartë mbi vajzat e gratë.

“Burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënimi i vetëm për ata që vrasin vajzat dhe gratë në Kosovë. Gjykata Themelore e Ferizajt ka rikonfirmuar sot dënimin e përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duartë mbi to. Marigonë, kujtimi yt do të frymëzojë luftën e vajzave dhe grave kosovare për drejtësi”, ka shkruar Deliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat