Aksion në Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, kontrollohen mbi 600 persona – kapet një pistoletë

Aktuale

Aksion në Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, kontrollohen mbi 600 persona – kapet një pistoletë

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 15:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se ka realizuar kontrolle të jashtëzakonshme në disa lokale në Mitrovicë të Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.

“Në saje të kësaj, në përputhje me autorizimet hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje edhe të njësive tjera, në tri ditët e fundit në orët e mbrëmjes kanë realizuar kontrolle në disa lokale në qytetet Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, janë kontrolluar mbi 600 persona, mirëpo vetëm njërit i është gjetur një armë e llojit pistoletë.

“Kontrollet e jashtëzakonshme janë realizuara në lokacione të ndryshme, ku janë kontrolluar mbi 600 persona, ku përveç një rasti në një lokal (kafiteri) në Mitrovicë, ku te një person është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, tek personat tjerë nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Gjatë realizimit të këtyre kontrolleve, policia është përkujdesur që të gjitha masat e ndërmarra të jenë në përputhje me ligj dhe akte tjera normative duke respektuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari. Policia, falënderon qytetaret për mirëkuptim gjatë kontrolleve të kësaj natyre, që kanë për qëllim parandalimin e gjërave të kundërligjshme që hasen në posedim te qytetarët.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat