20 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Aktuale

20 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 16:15
Ilustrim

Qytetarët po përballen me pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të së dielës nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 70 metra e gjatë.

Ndërkohë në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10-20 minuta.

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të bërë në ora 15:47 vlen të theksohet se nuk ka pritje të gjata për të hyrë në Kosovë në të gjitha pikat kufitare.

Rreth 30 minuta zgjat dalja nga pika kufitare në Dheu i Bardhë dhe kolona rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat