Mustafa: AKI u sulmua nga Serbia përmes “dorës së fshehtë”

Aktuale

Mustafa: AKI u sulmua nga Serbia përmes “dorës së fshehtë”

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 16:40
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se sot ka nevojë për kujdes më të madh ndaj aseteve institucionale në vend, dhe se nevojitet vendimmarrje e qartë, institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zinxhirin vendimmarrës.

Kështu ka deklaruar ai pas zhvillimeve të fundit në vend ku është lakuar emri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, derisa ka shtuar se duhen ndaluar grupet e fshehta të krimit të organizuar, të cilat, siç ka thënë ai, po mundohen të destabilizojnë vendin.

Për të njejtat, ai tha se janë përgjegjëse për "tentim sulmi ndaj AKI-së".

"Koha për vendimmarrje të kjarta, institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zingjirin vendimmarrës.

Këto ditë pamë se si u tentua sulmi mbi institucionet vendore, rasti i 'tentimit për sulmin në AKI' si institucion kredibil nga intelegjenca sërbe përmes dorës së fshehur, duke tentuar të futin luften speciale edhe aty ku ndihemi mësë sigurti.

Grupet e fshehta të krimit të organizuar që po mundohen të destabilizojnë vendin, duhet ndaluar dhe pamundësuar zhvillimin e tyre.

Të gjithë ne me ngulm të reflektojmë në respektimin e rendit ,ligjit,për normalizimin e vendit", ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat