Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe tek varri i Tahir Sinanit në 23-vjetorin e rënies së heroit të kombit, komandantit të tri luftërave çlirimtare.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nderimi dhe mirënjohja për veprën e Tahir Sinanit, do të mbeten të përjetshme.
“Pas homazheve ishim për vizitë në familjen Sinani, me të cilët evokuam kujtime nga organizimi, përgatitjet dhe zhvillimi i luftës çlirimtare të udhëhequr nga komandant Tahir Sinani”.
“Në periudhat më të rëndësishme të historisë së popullit tonë emri i heroit Tahir Sinani ndriçon si një simbol i përkushtimit, atdhedashurisë, guximit, dhe sakrificës për atdhe”, ka shkruar Maqedonci.