Kadrijaj: Besoj se do të ketë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve, pas takimit me presidenten

Aktuale

Kadrijaj: Besoj se do të ketë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve, pas takimit me presidenten

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 19:11
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se pret në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani të ketë pajtueshmëri rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Nuk e dijmë se çfarë do të diskutohet në takimine  së mërkurës me presidenten Osmani përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë. Besoj që aty të ketë pajtueshmëri të mbajtjes së datës së zgjedhjeve. Nuk e di se çfarë date apo kur do të kërkojnë parititë politike të mbahen ato”, tha ajo.

Deputetja nuk dha detaje se cila datë do të jetë propozim nga AAK-ja drejtuar  presidentes Osmani lidhur me mbajtjes e zgjedhjeve.

“Datën që e ka AAK si propozim për mbajtje të zgjedhjeve do të bëhet publike posa të përfundoj takimi”, potencoi ajo.

Në fund Kadrijaj shtoi se partia është e gatshme për mbajtjen e zgjedhje në çfarë kohe.

“AAK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat