Mos-ekzekutimi i pagave për minatorët, Pacolli: Krerët e shtetit me sfilata para hoteleve luksoze në Paris

Aktuale

Mos-ekzekutimi i pagave për minatorët, Pacolli: Krerët e shtetit me sfilata para hoteleve luksoze në Paris

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 21:47
Ilustrim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në lidhje me mos-ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçësh tash e dy muaj.

Pacolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se politikanët po bëjnë “sfilata para hoteleve luksoze” në Paris.

“Krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të zënë “me sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris. Atë që ata shpenzojnë në Paris do të mjaftonte me siguri për tejkalimin e krizës me minator”, ka shkruar Pacolli.

“Për informacion, lidershipi i Zvicrës që mori pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris është kthyer në Zvicër menjëherë të nesërmen pas hapjes së lojërave”, vijon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat