Atentati ndaj ish-presidentit, cili detaj në veturë e shpëtoi Ibrahim Rugovën?

Aktuale

Atentati ndaj ish-presidentit, cili detaj në veturë e shpëtoi Ibrahim Rugovën?

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 23:19
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Arkiv

Ishte mëngjesi i 15 marsit 2005, derisa eskorta e Presidentit historik, Ibrahim Rugova po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit, Rugova i kishte shpëtuar një atentati.

Solana pritej të takohej me Ish-Presidentin, Ibrahim Rugova.

Gjithçka kishte shkuar mirë dhe nuk kishte ndonjë gjë të pazakonshme. Për një moment “boom”.

Ish truproja e Rugovës, Elez Nikçi rrëfen momentin e shpërthimit. Ai ka thënë se kthimi i veturës në krah ia kishte shpëtuar jetën.

“Kam qenë ushtar dhe kam dëgjuar detonime dhe manovra nga ushtarë. Asi detonimi kurrë ‘skam dëgjuar më parë. Vetura ka qenë me një peshë specifike me 5.5 ton. Vetura u kthye në krahë”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat