Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Aktuale

Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë kolonë, të paktën deri tani.

Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Përgjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar këtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat