Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar ashpër ndaj atyre që ajo i ka quajtur “analistë të opozitës” dhe “gazetarë të rremë”.
Në një postim në Facebook, kjo familje ka thënë se këta të fundit ia kanë huqur me deklarimet e tyre se kryeministrin Albin Kurti, nuk po e takojnë burrështetasit e shteteve të fuqishme.
Postimit, familja Imeri ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga takimet e fundit të kryeministrit Kurti, me liderë botërorë në Paris.
“Sipas 'analistëve' të opozitës, kryeministrin Kurti nuk po e takojnë burrështetasit e shteteve të fuqishme apo janë vërbuar nga ligësitë, intrigat të gjorët 'analistë' opozitarë?!
Pra, ia huqën mashtruesit, kamufluar si gazetarë e analistë tash e katër vite.
Kryeministri Kurti, as nuk dha dorëheqje, as nuk shkuam akoma në zgjedhje të jashtëzakonshme, qysh propaganduan tash e katër vite gazetarët e rremë…
Qysh nuk u vjen turp që akoma dukeni në TV e gjora...
Çka është më e keqja se favoriti i tyre për president Trump, nuk do të vjen në pushtet as këtë vit dhe as vitet e ardhshme, parashikimet e tyre Kamala Harris do ua hedh në humnerë.
Gazetarë të rremë dhe analistë të çakorduar e trishtruar, vazhdoni me gënjeshtrat se karvani po ecën përpara”, ka shkruar familja Imeri.
Kryeministri Kurti, u prit me 26 korrik nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.