Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka reaguar edhe një herë për marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, për lëndët e para të qëndrueshme.
Ai ka shpërndarë një shkrim të Sbunker nga politilogu spanjoll Alejandro Esteso Perez, në të cilën shkruhet se «Marrëveshja e litiumit vulosi heshtjen e BE-së ndaj Serbisë».
Diplomati e quajti «turp» këtë akt, duke pyetur se kur do të «mësojmë ndonjëherë».
«Është vërtet turp. Si zakonisht, politika e zakonshme reale është më e rëndësishme se promovimi i demokracisë.
Kur mësojmë ndonjëherë?”, ka shkruar Bosch në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.
Qeveria në Serbi nënshkroi me 19 korrik një Memorandum Mirëkuptimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme. Dokumenti u nënshkrua pas një takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Bosch e kishte vlerësuar këtë ditë si një ditë të keqe për “mjedisin, demokracinë dhe Kosovën”.
“Ditë e keqe për mjedisin, demokracinë dhe për Kosovën. BE-ja kësaj radhe edhe përmes vizitës së kancelarit gjerman, mbështet qeverinë serbe që të lërë investitorët e huaj të shkatërrojnë, kundër vullnetit të njerëzve, për të filluar nxjerrjen e litiumit. Litiumi është i domosdoshëm për bateritë në E-makinat, arsye që veçanërisht Gjermania, me industrinë e madhe të makinave, është e interesuar. Vuçiq do ta përdorë këtë sigurisht dhe BE-ja përdor regjimin e tij autokratik për të injoruar vullnetin e popullit. Unë mendoj se nuk flitet për politikën e tij për destabilizimin e rajonit” – kishte shkruar Bosch./Botasot