Selmanaj thotë se Kurti s’e ka hallin e minatorëve, por të rezultatit të zgjedhjeve

Aktuale

Selmanaj thotë se Kurti s’e ka hallin e minatorëve, por të rezultatit të zgjedhjeve

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 12:30
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se kryeministri, Albin Kurti, ka dështuar në të gjitha premtimet për minierën e Trepçës.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka publikuar një video të Kurtit me premtimet e tij për investimet në Trepçë.

Ai theksoi që Kurti s’e ka hallin e minatorëve që jetojnë në kushte të tmerrshme, por te rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

“Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajve, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021.

Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqërie, por tek rezulltati i zgjedhjeve që do mbahen së shpejti”, shkroi Selmanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat