Mashtrimi për viza pune, policia: 35-vjeçarja dyshohet se ka mashtruar për një kohë të gjatë qytetarët

Aktuale

Mashtrimi për viza pune, policia: 35-vjeçarja dyshohet se ka mashtruar për një kohë të gjatë qytetarët

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 12:32
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një gruaje në Prishtinë. E njëjta dyshohet se ka mashtruar persona duke ju premtuar terminë për viza pune.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara A.B është 35-vjeçare dhe dyshohet se ka marrë së paku nga 9 persona para duke i’u premtuar terminë për viza pune.

Në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar disa persona, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri dhe para.

Policia bën të ditur se ka dyshime që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Komunikata:

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim

Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, mbrëmë ( menjëherë pas raportimit të rastit), kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën mashtrim.

E dyshuara:

– A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.

Lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar:

-disa pasaporta

-2 telefona

– shtëpizë kompjuteri

-një shumë të parave etj.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat