Deputetja e PDK-së, thirrje mërgatës: Mos ja harroni dështimet Albinit

Aktuale

Deputetja e PDK-së, thirrje mërgatës: Mos ja harroni dështimet Albinit

Nga: A.SH Më: 30 korrik 2024 Në ora: 15:34
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje mërgatës që mos t’i harrojnë dështimet e qeverisë së Kurtit.

Ajo ka përmendur një sërë dështimesh që sipas saj, Kurti nuk i ka realizuar pavarësisht premtimeve të bëra.

Postimi i plotë:

Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:

Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.

Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.

Mbani mend se, në Politikën e brendshme:

📍Kosova pati zero zhvillim ekonomik

📍Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve

📍Kosova nuk pati rritje të pagave

📍Kosova pati zero zhvillim në shendetësi

📍Kosova pati zero zhvillim në drejtësi

📍Kosova pati zero zhvillim në arsim

📍Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)

📍Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë

📍Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore

📍Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit.

📍Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike

Në Politikën e Jashtme:

📍Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.

📍Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.

📍Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.

📍 Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.

📍Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të.

📍Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.

📍Kosova u bë gaz i botës.

Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.

Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat