Këshilltari i Kurtit i reagon ashpër Oliver Varhelyi

Aktuale

Këshilltari i Kurtit i reagon ashpër Oliver Varhelyi

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 16:56
Oliver Varhelyi

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, pasi ka thënë se Kosova duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zulfaj i thotë Varhelyit se procesi i dialogut nuk është prej punëve të BE-së që është në dikasterin e tij, dhe se me këtë merret dikush tjetër.

“E pashë sugjerimin tuaj, z. Varhelyi, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pa përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, d.m.th., njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së pasi dialogu në Bruksel është portofoli i dikujt tjetër”, ka thënë Zulfaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat