Si mundet të reagojë Serbia për dorëzimin e Radoiçiqit? Flet analisti Kelmendi

Aktuale

Si mundet të reagojë Serbia për dorëzimin e Radoiçiqit? Flet analisti Kelmendi

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 17:16
Milan Radojçiq

Analisti politik Muhamet Kelmendi ka folur se si mund të reagojë Serbia pas presionit ndërkombëtar që mund t’i bëhet për arrestimin e Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili kërkohet nga Kosova si i dyshuar kryesor për agresionin në Banjskë më 24 shtator.

Ai ka theksuar se ata mund të lëshojnë një fletëarrest, dhe të thonë se nuk po munden ta kapin Radoiçiqin.

“Në rastin konkret, Serbia mund t’i thotë Francës së për shkak të presionit që e ka, se do të kapin Radoiçiqin dhe ai të kalojë në ilegalitet me vullnet, me bindje dhe me parakalim dhe kalim të BIA-s serbe”.

“Nuk do të kapet hiç, por munden të thonë se e kanë lëshuar fletëarrestin por nuk jemi duke e gjetur Radoiçiqin. Ai është i fshehur nga BIA dhe vepron me BIA-n, por parafaktorit ndërkombëtar ai thotë se ne kemi lëshuar aktakuzën jemi për kapjen e tij, por ai është në ilegalitet dhe ne nuk po e gjejmë”, ka thënë Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat