Haradinaj: Urgjentisht të rikthehet dinjiteti i kategorive të lirisë

Aktuale

Haradinaj: Urgjentisht të rikthehet dinjiteti i kategorive të lirisë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 18:38
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.

Ai ka thënë se është i shqetësuar me situatën e rënduar të pjesëtarëve të kartegorive të luftës.

“I shqetësuar tej mase me situatën e rënduar të pjesëtarëve të kategorive të lirisë. Të dhënat që sot u prezantuan nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, në një tryezë të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, flasin për një situatë alarmante. Veteranët me paga qesharake, invalidët pa asistencën e nevojshme shëndetësore, familjet e dëshmorëve në harresë totale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK do të jetë e vendosur që ta rikthejë dinjitetin e luftëtarit, të veteranit, të invalidit por edhe të familjeve të dëshmorëve të lirisë.

“Kjo shoqëri duhet që urgjentisht ta rikthejë dinjitetin e kategorive të lirisë, pjesëtarët e të cilave janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë sot. Aleanca do të jetë e vendosur që ta rikthejë dinjitetin e luftëtarit, të veteranit, të invalidit por edhe të familjeve të dëshmorëve të lirisë. Ata që e harrojnë të shkuarën, rrezikojnë që ajo t’u përsëritet”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat