Deliu: Dy prej kërcënuesve nuk u paraqitën në seancë gjyqësore, do t’i ndjek deri në fund

Aktuale

Deliu: Dy prej kërcënuesve nuk u paraqitën në seancë gjyqësore, do t’i ndjek deri në fund

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 19:04
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se dy prej kërcënuesve të saj në rrjetet sociale për arsyeje të panjohura nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore.

Ajo ka thënë se sikur të gjitha rastet e mëparshme, edhe këtë do ta ndjek deri në fund.

“Dy prej kërcënuesve të mi në rrjete sociale, për arsye të panjohura, sot nuk u paraqitën në seancën gjyqësore. Këtë rast, sikur të gjitha të tjerat, do t’i ndjek deri në fund.

Ata që i japin lirinë vetes të të kanosin, kërcënojnë dhe të bëjnë akuza të pavërteta nëpër rrjete sociale, do të ballafaqohen me drejtësinë. Besoj në Institucionet e drejtësisë dhe në trajtimin e drejtë të këtij rasti”, ka shkruar Deliu në Facebook, të martën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat