Ish -ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj deklaroi se çdo ndërprerje e punimeve në ndërmarrjen “Trepça” e dëmton atë.
Ai thotë se nga mos puna mund të humb edhe lëndën e parë e produktet që furnizohet ndërmarrja.
“Çdo ndërprerje e punimeve e dëmton ndërmarrjen dhe e çrregullon se krijohen pakënaqësi edhe brenda stafit por edhe klientët potencial që i ka pas Trepça, zvogëlimi i eksporteve e mund të humb lëndën e parë produktet që furnizohet ndërmarrja”, theksoi ai.
Mulaj thotë se në Qeveritë e kaluara s’ka pasur vonesa kaq të gjata të pagave.
Sipas tij, me këtë menaxhim të ndërmarrjes nuk mund të mbijetohet.
“Ka pas raste që ka pasur ndërprerje të shkurta të pagave por jo kaq të gjata. Trepçës i duhet një rikustruim i shpejt dhe strategji e re, investime kapitalit të huaj. Me këtë logjikë ka problem me funksionu dhe me mbijetu”, u shpreh Mulaj.